Hapet Komuna e Haraçinës, Ibraimi: Vazhdojmë të punojmë për të mirën e qytetarëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.05.2023, 15:04

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi ka njoftuar se është hapur komuna dhe ka rinisur me punë.

Ibraimi thotë se ky vendim vjen pas konsultimeve me autoritete shtetërore pasi paraprakisht komuna u mbyll për çështje sigurie.

Të nderuar qytetarë të Komunës së Haraçinës, ju njoftojmë se ditëve të kaluara kemi patur komunikime intensive me institucionet shtetërore dhe pas konsultimeve me kordinatorët e grupeve të këshilltarëve komunal, prej sot kemi filluar me punë dhe administrata komunale është në shërbim dhe në krye të detyrës. Vazhdojmë edhe më të bindur dhe më të motivuar për të punuar në shërbim të qytetarëve dhe popullit”, ka shkruar Ibraimi në Facebook.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit