Sulmohen gazetarët në veri, veturave u vendosen grafite me simbolin “C”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.05.2023, 14:32

Gjatë ditës së sotme në veri të Kosovës janë sulmuar gazetarët të cilët kanë raportuar drejtpërdrejt nga vendet ku po mbahen protestat. Një veturë e mediumit Top Channel është vandalizuar nga protestuesit në Zveçan.

Me këtë veturë me të cilën po udhëtonin katër gazetarë të medieve të ndryshme, është vandalizuar me sloganin nacionalist, si dhe me qëllimin që të mos mund ta ngasin më tej. Edhe vetura e ekipit të RTV Dukagjinit e cila ndodhej në Leposaviq, është sulmuar nga protestuesit serbë atje.

Përveç se ia kanë shpërthyer gomat, veturës së ekipit të RTV Dukagjinit ia kanë vendosur edhe simbolin “C”, simbol ky i cili është përdorur edhe gjatë luftës në Kosovë nga paramilitarët serbë pasi kanë kryer krime. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me veturën e ekipit të KALLXO, të cilës po ashtu i janë shpërthyer gomat, dhe i janë vendosur simbole nacionaliste serbe.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka njoftuar se po i përcjell me shqetësim zhvillimet në këto komuna, dhe u bën thirrje kolegëve gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe t’i respektojnë udhëzimet e zyrtarëve të Policisë së Kosovës për perimetrin e raportimit.

Po ashtu edhe kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha ka raportuar lidhur me sulmin ndaj gazetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit