Fshati më i heshtur në botë, shumica e banorëve janë shurdhë-memec

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.05.2023, 12:09

Dadkhai një fshati më i heshtur në botë. Ai ndodhet në Indi, në majë të një kodre që e rrethojnë Himalajet. Aty jetojnë mbi 300 familje, por nuk dëgjohen zhurma nga fëmijët apo gumëzhima njerëzish. Kjo për shkak se në këtë fshat pjesa me e madhe e banorëve janë shurdhë-memec. Këshilli Indian i Kërkimeve Mjekësore zbuloi në 2014 se fëmijët e lindur në këtë fshat kanë të njëjtën sindromë, ata as nuk flasin e as nuk dëgjojnë.

Ata komunikojnë me njeri-tjetrin me shenja, duke bërë që sistemi i funksionimit në këtë fshat .Kryetari i fshatit Choudhary Mohammad Hanief i cili është ndër të paktët që flet dhe dëgjon, tregon se qeveria nuk është interesuar që t’u ndërtojë një shkollë fëmijëve aty dhe ata janë lënë krejtësisht në harresë.

Çatitë e këtij fshati janë të mbuluara nga bimët, nuk ka rrugë të asfaltuara dhe ekziston vetëm një qendër e vogël shëndetësore, por pa mjek. Fshatarët e sigurojnë jetesën duke kultivuar perime ndërsa ujin e pijshëm e marrin nga burimet aty pranë.

Ndërsa mësohet se në atë fshat nuk ndodhin kurrë krime dhe të gjithë janë shumë të lidhur me njeri-tjetrin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit