Diplomati holandez në Shkup kritikon ashpër situatën në gjyqësor dhe korrupsionin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.05.2023, 12:28

Ambasadori holandez në Shkup, Dirk Jan Kop thotë se, ndryshimi i Preambulës së Kushtetutës është garanci për fillimin e fazës së re të procesit negociator të Maqedonisë së Veriut me BE-në, siguron.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai kritikon ashpër situatën në gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit.

Ambasadori flet për ndikimet politike në të gjitha sferat e sistemit të drejtësisë, për rezultatet e këqija në zbatimin e reformave, për keqpërdorimin e flamurit evropian dhe pasojat për integrimet evropiane të Maqedonisë.

“Siç thashë tashmë, nuk ka veto të re. Nëse ndryshohet Preambula e Kushtetutës, atëherë faza e dytë e negociatave është automatike dhe aty nuk mund të ketë veto. Gjithashtu kjo nuk është aq e rëndësishme. Vendi duhet të përfundojë reformat. Dhe kjo është mënyra e vetme për të hyrë në Union. Dhe procesi i skriningut do të bëjë të qartë se çfarë reformash duhen bërë dhe në fund kjo është shumë më e rëndësishme se pozicioni i Bullgarisë”, është shprehur diplomati holandez.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit