Kosovari vret bashkëshortën 37 vjeçare në Zvicë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.05.2023, 12:07

Të premten një grua, 37 vjeçare nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në Vevey, Vaus. Ajo dyshohet të jetë vrarë nga bashkëshorti i saj, po ashtu kosovar.

I dyshuari 42 vjeç është paraqitur në stacionin policor në kantonin e Bernës, shkruan Blick. Aty ka njoftuar se i njëjti ka deklaruar që e kishte plagosur bashkëshorten në banesën ku ajo jetonte.

Prokurorët kanë hapur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje, e cila mund të ketë ardhur si pasojë e dhunës në familje. Autori i dyshuar, partneri i saj është arrestuar.

Pasi efektivët e policisë kanë shkuar në banesën e viktimës kanë parë që ajo ishte e goditur disa herë me thikë. Autori i dyshuar u arrestua menjëherë nga policia e Bernës dhe iu dorëzua autoriteteve të Vaud për procedime të mëtejshme. Katër fëmijët e viktimës po kujdeseshin nga familja.

Hetimet synojnë të zbardhin rrjedhën e ngjarjeve dhe motivet e mundshme të krimit në mënyrë që autoritetet të klasifikojnë saktë krimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit