Ndodhë edhe kjo: Gjashtë persona pengojnë faljen e namazit, arrestohen nga Policia

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.05.2023, 21:03

Gjashtë persona janë arrestuar në Podujevë, pasi kanë penguar faljen e namazit të xhumasë.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 13:00 në xhaminë e një fshati të Podujevës.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë penguar ritin e faljes së namazit të xhumasë në xhamin e një fshati. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit