Vdes në Çair shtetasi i Shqipërisë, bie nga ndërtesa ku po punonte

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.05.2023, 20:59

Një shtetas i Shqipërisë ka ndërruar jetë në Çair të Shkupit, derisa po punonte në një ndërtesë. Nga MPB bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në orët e vona të ditës së djeshme.

“Më datë 26.05.2023 në orën 22:45, është raportuar se në zonën e Çairit, në një pallat në ndërtim, gjatë kryerjes së detyrave të punës, N.P. (41) nga R. Shqipërisë ka rënë nga lartësia dhe ka vdekur. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore. Është njoftuar Prokurori Publik dhe Inspektori i Punës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thonë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit