Policia heq kamerat ilegale në Leposaviq

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.05.2023, 18:29

Situata e qetë sot ka qenë në Komunën e Leposaviqit. Aty është parë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili vizitoj kryetarin e kësaj komune, Lulzim Hetemi.

Ndërkohë, është parë një numër i shtuar i zyrtarëve policor të cilët kanë hequr edhe kamerat ilegale, të vendosura afër komunës.

Në këtë komunë gjithçka është qetë derisa flamuri i Kosovës, i cili është vendosur dje, po valëvitet në objektin e komunës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit