Si është gjendja sot në Zubin Potok?- Deklarohet kryetari i komunës, Izmir Zeqiri!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.05.2023, 12:05

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, në një prononcim dhënë për media ka thënë se aktualisht gjendja në këtë komunë është e qetë dhe se gjithçka është në rregull.

“Gjendja është e mirë për momentin, është e qetë, gjithçka është në rregull” tha shkurt Zeqiri për “gazeta blic" Dje, kryetarët e zgjedhur të komunave të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin-Potokut kanë hyrë në objektet e komunave me asistimin e Policisë.

Kjo ka sjellë edhe agravimin e situatës duke bërë që disa serbë lokalë të përplasen me Policinë.

Policia hodhi gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë protestuesit, të cilët hodhën gurë në drejtim të policisë dhe dogjën disa makina.

Pas këtyre tensioneve, ka reaguar Bashkësia Ndërkombëtare.

Ambasadori i SHBA-vë në Kosovë Jeff Hovenier ka dënuar veprimet e autoriteteve kosovare për t’i futur kryetarët e rinj në objektet e komunave.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet që po vazhdojnë nga autoritetet kosovare për të hyrë në objektet e komunave në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndalen menjëherë”, shkroi Hovenier.

Pak më vonë reagoi edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Ai shkroi në Twitter se “dënon fuqishëm veprimet e Qeverisës së Kosovës” që sipas Blinken po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. > “I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurtit të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në postimin e Blinken.

Pas reagimit të Hovenier dhe Blinken, reaguan edhe BE-ja, shtetet e QUINT-IT dhe KFOR duke bërë thirrje për ulje të tensioneve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit