Pendarovski do t’ii shqyrtojë ligjet e miratuara dhe më pas do të vendosë nëse do t’i nënshkruajë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.05.2023, 10:09

Nga kabineti i presidentit Stevo Pendarovski e konfirmuan se ligjet që o votuan në seancën e sotme e që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve kanë arritur.

“Presidenti gjatë ditëve në vijim do t’i shqyrtojë dhe analizojë verzionet përfundimtare të pesë ligjeve dhe do të merr vendim nëse do të nënshkruaje ato”, thonë nga kabineti i presidentit Pendarovski.

Ndryshe, sot Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjet për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10-D nga konsorciumi “Bechtel dhe Enka”, të cilat u propozuan me flamur evropian dhe me procedurë të shkurtuar.

Procedimi i ligjeve me flamur evropian shpesh herë është kritikuar nga opozita maqedonase për shkak të shmangjes së Kuvendit, por sipas pushtetit, me votimin e këtyre ligjeve, përshpejtohet ndërtimi i autostradave dhe çmimi do të jetë më i ulët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit