Dhuna në stadium, dënime të rënda për Tiranën

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 26.05.2023, 18:48

Skuadra e Tiranës ka marrë një seri dënimesh si klub por edhe në raport me lojtarët dhe zyrtarët e përfshirë në dhunën e ndodhur në fund të takimit me Bylisin. Një penallti i dyshimtë në favor të ballshiotëve bëri që në fund të takimit tifozët dhe lojtarët e Tiranës të dhunonin arbitrat. Një ngjarje mjaft e shëmtuar për futbollin shqiptar i cili ende nuk është shkëputur nga aktet e dhunës.

Ekipi i Tiranës humbi kreun e renditjes, por pas kësaj ngjarje ka humbur edhe një pjesë të mirë të stafit. Visar Bekaj, portieri kryesor i Tiranës, është dënuar me 1 vit pezullim nga çdo aktivitet sportiv si dhe me 100 mijë lekë të reja gjobë. Gardiani kosovar akuzohet për nxitje të dhunës.

Të pezulluar janë edhe lojtarët Albano Aleksi me 6 ndeshje, Aldi Gjumsi me 6 ndeshje, Bruno Lulaj po me 6 ndeshje, dhe Florent Hasani me 4 ndeshje. Ndërkohë dënimin më maksimal e ka marr Besir Iseni, i cili është dënuar me 2 vite pezullim nga fusha e blertë. Ky i fundit akuzohet nga Federata për pështymjen ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Ekipi i Tiranës është dënuar po ashtu me një masë të përkohshme, për zhvillimin e ndeshjeve pa spektator për një afat 90 ditë, deri në marrjen e një mase përfundimtare. Të dënuar janë edhe tre zyrtar të klubit badhë e blu, me nga 8 ndeshje.

Kur ka mbetur edhe një ndeshje për t'u luajtur, Tirana është në vendin e dytë por me pikë të barabarta me rivalët e përjetshëm të Partizanit që kryesojnë klasifikimin në sajë të golavarazhit dhe ndeshjeve direkte të fituara. Shancet janë që të kuqtë të rrëmbejnë titullin kampion, një disfatë për Tiranën që ka bërë një kampionat të bukur, fitore pas fitore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit