27 MLD lekë Veliaj ua ndau oligarkëve për pastrimin, Tirana kthehet në grumbull të madh plehrash

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.05.2023, 13:30

27 MLD lekë iu ka kushtuar taksapaguesve të Tiranës pastrimi i koshave për tre vjet, por sërish nëpër lagje shohim që gjendja është si mos më keq. Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania gjendjen skandaloze të një lagjeje në Tiranë. Konkretisht bëhet fjalë për zonën e Bulevardit të Ri. Sikur duket nga video më poshtë, koshat janë të tejmbushur dhe nëpër rrugë lëvizin minj.

Nuk dihet se sa ditë kanë koshat pa u pastruar, por e gjitha zona aty përreth është e mbuluar nga mbeturinat. Që sigurisht kthehen në një burim infeksionesh për qytetarët dhe rrezikon jetën e tyre. Aq sa rrezikon që brejtësit t'u futën në shtëpitë e tyre.

Sigurisht këtu lind pyetja; pse këto kosha nuk pastrohen dhe ku shkojnë taksat e qytetarëve" Sepse duhet të kujtojmë që për pastrimin e qytetit janë dhënë 27 miliardë lekë. Konkretisht, tek projektet e pastrimit puna ndahet në katër zona dhe për të gjitha janë zhvilluar tenderë që kapin këtë shifër marramendëse.

Njoftimi i projektit është bërë në vitin 2020, sikur shohim në dokument janë dhënë nga 5 deri në 9 milionë euro. Në kontratë thuhet se projekti do të zgjas për 3 vite. Ndërsa shtojmë që tenderët për secilën zonë janë mbyllur në vitin 2021.

Për zonën katër, tenderin e ka fituar firma “Fusha” shpk me vlerë 9 milionë euro. Kontrata është firmosur në vitin 2021 dhe parashikohej të zgjaste deri në vitin 2023.

Ndërkohë, tenderin për pastrimin e zonës 3 e kanë fituar ish-deputeti socialist Sadri Abazi, i cili ka konkurruar me dy firmat e tij “Alko Impex General Construction” & “Alko Impex Construction” shpk. Ai ka marrë mbi 7 milionë euro dhe afatet e kontratës janë të njëjta.

Ndërkoha Bulevardi i Ri, nga ku na ka ardhur edhe denoncimi ndodhet midis zonës 1 dhe zonës 2. Tenderi me vlerë 5 milionë euro për të pastruar zonën 1 e ka përfituar firma “Ante-Group” shpk e cila gjithashtu ka kontratë të vlefshëm deri në vitin 2023.

Ndërkohë për zonën 2 fituesi i tenderit është firma firma “Korsel” në pronësi të shtetasit Maksim Fejzulla.

Këto dy të fundit nuk kanë kryer punën që i detyrohen kontratës dhe këtë e vërteton video më sipër. Por, edhe në zonat e tjera të Tiranës gjendja është shumë keq.

Ndërsa duhet të shtojmë që këtyre firmave po iu mbaron afati i kontratës dhe Veliaj nuk ka hapur një prokurim të ri për pastrimin e qytetit.

Çka do të thotë se shumë shpejt do të shohim rrugët në të gjithë qytetin të zhytur në pisllëk. Sepse as kontrata 430 milionë euro për djegien e mbetjeve në një incenerator në Sharrë nuk kanë mjaftuar që Veliaj të pastrojë qytetin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit