Sukses pas suksesi, Kristian Asllani bëhet shqiptari i katërt që fiton Kupën e Italisë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 26.05.2023, 10:04

Interi u shpall së fundmi fitues i Kupës së Italisë dhe mes atyre që festuan ishte edhe Kristjan Asllani, mesfushori i Kombëtares, i cili në verën e shkuar u bashkua me zikaltërit, pasi pati shkëlqyer me Empolin një sezon më parë.

Ndeshjen e vendosi Lautaro me dy gola të tij, duke përmbysur rrjetën e shënuar nga Gonzales në nisje të ndeshjes. Ky triumf i dha zikaltërve Kupën e nëntë në histori dhe të dytën radhazi. Kristjan Asllani nuk u preferua në këtë sfidë, por natyrisht që edhe ai është pjesë e këtij suksesi.

Me këtë triumf, djaloshi me origjinë nga Elbasani ka hyrë në historinë e futbollit shqiptar si një nga shqiptarët e paktë, që kanë triumfuar më parë në trofeun e dytë për nga rëndësia në Itali. Asllani është futbollisti i katërt shqiptar, që arrin të fitojë Kupën e Italisë.

Lorik Cana dhe Tomas Strakosha me Lacion, si dhe Elseid Hysaj me Napolin e kishin fituar më parë këtë trofe. Gjithsesi suksesi i parë shqiptar ne Itali ka ndodhur shumë më herët, në sezonin 1941-1942 kur Naim Kryeziu shkëlqente me Romën dhe fitonte titullin kampion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit