Përplasje me armë zjarri në kufirin Shqipëri-Kosovë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.05.2023, 09:44

Një përplasje me armë zjarri është regjistruar në kufirin Shqipëri-Kosovë.

Konflikti ndodhi mes një grupi trafikantësh të qenieve njerëzore dhe policisë.

Policia po kryente operacion për trafikun e emigrantëve në kufirin me Kosovën, teksa disa sirianë qëlluan me armë efektivët.

Pas të shtënave, janë prangosur 6 sirianë që dyshohet se merreshin me trafik të qenieve njerëzore, teksa nuk ka të lënduar.

Mësohet se një nga sirianët është arratisur nga vendi i ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit