Polici në Çorovodë shiste armë zjarri për shumën 50 mijë lekë, paratë i merrte sekseri

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.05.2023, 08:00

Dje, u arrestua një efektiv policie në Skrapar.

Dritan Nano, u kap pasi akuzohet për shitjen e armëve të zjarrit.

Me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar Nano mësohet se shiste armë për shumën 50 mijë lekë.

Pas arrestimit, Noanos i është sekuestruar një armë zjarri luftarake e fabrikuar, e llojit automatik. Shitja e armëve kryhej me sekser.

Nano bashkëpunonte me një person i cili futej në këtë punë në mënyrë që edhe ai të nxirrte fitimin e vet.

Sekseri u premtonte blerësve se në Skrapar njeh shumë njerëz që i ka shokë me të cilët bashkëpunon edhe për shitje hashashi edhe për shitje armësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit