Vllaznia dhe Laçi barazuan 1-1, tifozët shkodranë i thyejnë xhamin e makinës zyrtarit të FSHF-së

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.05.2023, 23:38

Pas ndeshjes Vllaznia-Laçi që u mbajt në stadiumin "Loro Boriçi" , u regjistruan incidente.

Mësohet se pas sfidës së dy skuadrave, është sulmuar makina e delegatit Alban Tafaj duke u shkatërruar.

Vllaznia dhe Laçi barazuan 1-1 për javën e 35-të në Superligë dhe pas kësaj, tifozët e Vllaznisë kanë sulmuar makinat në parking, një ndër to edhe mjetin e zyrtarit të FSHF-së, Alban Tafaj.

Sulmi erdhi pasi tifozët e Vllaznisë ishin të pakënaqur me mënyrën e arbitrimit dhe kanë patur kontestimet e tyre gjatë ndeshjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit