Nikollovska: Po mashtrohet opinioni se me ndryshimet kushtetuese do të bëhemi shtet binacional

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.05.2023, 09:41

Kryetarja e grupit punues për ndryshimet kushtetuese, Margarita Caca Nikollovska ka mohuar deklaratat e kreut të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, se me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, do të fillojë procesi i binacionalizimit të shtetit.

“Spekulimet se ndryshimi i preambulës do të ndryshojë identitetin e shtetit dhe se do të jemi shtet binacional dhe se do të humbasim gjuhën, janë çështje që synojnë të inkurajojnë diçka që nuk është e nevojshme. Në këtë moment, Maqedonia si shtet duhet të punojë në arritjen e qëllimit të saj strategjik, që është hyrja në BE, e thënë kështu, po mashtron opinionin se do të jemi shtet binacional”, tha Nikollovska në “ClickPlus”.

Ajo tha se grupi ka mandat ekskluzivisht për përfshirjen e bullgarëve dhe popujve të tjerë në Kushtetutë, por jo për zëvendësimin e 20% me gjuhën shqipe siç kërkohet nga disa parti politike dhe politikanë shqiptarë.

“Mandati ynë është i lidhur ekskluzivisht me përfshirjen e pjesëve të tjera të popujve në Kushtetutë. Nuk thuhet saktë në zgjidhje, as nuk thuhet saktë në atë që është paraqitur më parë, në ato dokumente thuhet se në Kushtetutë duhet të futen pjesë të popujve të tjerë dhe si shembull tregohen bullgarët dhe kombet që duhet të futen. Ne nuk kemi mandat për çështje të tjera, as nuk kemi mandat apo synim që të diskutojmë tema dhe kërkesa të tjera”, tha Nikollovska

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit