Niko Peleshi shpenzon 670 MLN lekë për asfalt, skualifikon 26 oferta dhe ia dhuron Salillarit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.05.2023, 13:55

Tani që zgjedhjet mbaruan dhe Partia Socialiste fitoi pjesën më të madhe të bashkive, shefat e Rilindjes janë hedhur në aksion dhe shpenzojnë fondet pa kriter. Duke qenë se pjesa më e madh institucioneve janë mavi, Rilindja e ka më të lehtë të vërë në zbatim aferat e saj. I pari që ka vazhduar aksionin pas zgjedhjeve është ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Më datë 22 maj, ai ka publikuar në sistemin e APP tenderin me objekt "Rikonstruksion rruge (asfaltim) në Repartin Ushtarak nr. 1030, Poshnje, Berat”, për të cilin kishte planifikuar të shpenzoheshin 670 milionë lekë.

Tenderët e Pelshit gjithmonë kapin shifra të larta për investime minimaliste, të cilave rezultatin nuk ia pamë kurrë. Me kaq para sa kërkon të shpenzojë Peleshi për të shtruar rrugicat në këtë repart, mund të rikonstruktohen rrugicat e lagjeve në të gjithë qytetin e Beratit.

Sakaq, në dokument thuhet se punimet do të mbyllen brenda 5 muajve. Duke marrë për bazë fondin limit të përcaktuar nga ministria, rezulton që në çdo muaj operatori kontraktor do të përfitojë 134 milionë lekë.

Dhe në këtë rast fatlumi është Pëllumb Salillari. Peleshi ka skualifikuar 26 oferta të tjera, nga firma po kaq të fuqishme dhe ia ka dhuruar këtë tender firmës Salillari shpk. Kjo firmë ka paraqitur ofertën me vlerë 400 milionë lekë, 270 milionë lekë më pak se fondi limit.

Vetëm në këto raste kur fituesin e ka të paracaktuar Peleshi kujtohet të marrë në konsideratë ofertat më të ulëta, madje kjo ofertë e Salillarit është me vlerën më të ulët nga të gjitha.

Sigurisht që 400 milionë lekë i dalin dhe i teprojnë për një shtresë asfalt. Por, edhe në këtë pikë Peleshi dhe Salillari nuk janë kujdesur që të zbatojnë ligjin, por kanë gjetur skemën më të shpejt se si të shpallej Pëllumbi fitues, mes 26 ofertave të fuqishme.

Epo ky tender tregon që Peleshi me këmbë të mbarë, ashtu sikur do shefi i tij Rama.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit