Mickoski: Po tentohet të bëhet ridefinimi i shtetit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.05.2023, 14:06

Si parti vendosën që mos të marrin pjesë në Grupin Punues për ndryshimet kushtetuese, mirëpo kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski thotë se ka “informacione” se në këtë grup po bëhen ridefinimi i shtetit.

Mickoski thotë se për formimin e Grupit të Punës fillimisht është dashur të miratohet nevoja në Kuvend.

“Ajo që më shqetëson është se edhe te unë vijnë informacione se nuk flitet vetëm për vendosjen e asaj pakice minimale bullgare në Preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë, por flitet edhe për ridefinimin e plot të shtetit të Maqedonisë, të jetë binacionale, në të cilën do të janë dy popuj”, tha mes tjerash Mickoski.

Ai tha se e gjithë OBRM-PDUKM është në anijen për në BE dhe ka qenë dhe do të mbetet në atë anije.

“Më shqetëson që një pjesë e kryesisë së LSDM-së së bashku me BDI-në formuan një front antimaqedonas dhe kjo më shqetëson”, thotë lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Ai i tha kryeministrit Dimitar Kovaçevski “të mos luajë me durimin e popullit maqedonas”.

“Të bashkohemi me frontin maqedonas, i cili realisht i ofron Maqedonisë perspektivë evropiane”, tha Mickoski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit