Dritan Agolli dhe Salillari luajnë me paratë tona, FSHZH i dhuron 3.7 mld pa garë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.05.2023, 13:26

Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli dhe biznesmeni Pëllumb Salillari vazhdojnë lojën e aferave me tenderët. Këtë herë janë vënë në lojë jo pak, por 3.7 miliardë lekë që vidhen nga xhepat e qytetarëve shqiptarë. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërhyrje ne zona sportive dhe lodra për fëmije “Dua te luaj” (rajoni 3 dhe 4, Berat -Vlorë-Korçë-Gjirokastër”.

Pra xhaxhi Salillari do t’u rregullojë këndet e lojërave fëmijëve dhe nga ana tjetër do t’u boshatisë portofolat prindërve të tyre. Sepse kështu ka urdhëruar Agolli, i cili nuk ka firmosur njëherë një kontratë të rregullt.

Edhe në këtë tender janë shkelur rregullat bazë të ligjit “Për Prokurimet Publike” dhe duket hapur që kjo është afera e radhës me fondet tona. Në dokumentet e tenderit shohim se vetëm firma “Salillari shpk” ka paraqitur ofertë. Pra ka mungesë konkurrence, por gjithsesi Agolli ia dha fitoren dhe më datë 10 maj kanë firmosur kontratën.

Ndërkohë më poshtë vërejmë se oferta e Salillarit është 3.7 miliardë lekë, po në të njëjtën vlerë me fondin limit. Veprim që ligji nuk e lejon dhe kjo vërteton edhe një herë që ky prokurim është vjedhur. Për këtë abuzim tenderi “Dua të luaj” është futur në listën e zezë të portalit monitorues “Open Data Albania”.

Kjo është dhënë si një dhuratë para zgjedhjeve për Salillarin, që financimet e fushatës të vazhdonin pa u ndërprerë. Sepse në dokumente shohim që data e fundit e dorëzimit të dokumentit ka qenë 18 korriku 2022, ndërsa fituesi u shpall më datë 10 maj 2023. 10 muaj është menduar Agolli se cili oligark do mund t’i vidhte më mirë paratë dhe të ndikonte më shumë në fushatë. Pasi u mendua mirë, kreu i FSHZH ia fali kontratën mikut të besuar të qeverisë Pëllumb Salillari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit