Një aksident i rëndë për nga pamjet por fatmirësisht pa pasoja ka ndodhur pak momente më parë në Çermë të Sipërme.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje të cilët kanë dërguar pranë redaksisë sonë videon e mëposhtme, një automjet me shpejtësi ka përfunduar në një kanal.
Fillimisht mjeti dyshohet se ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe më pas ka goditur disa arka me fruta e perime të një banori të zonës që po shiste.
Më pas mjeti ka përfunduar i përmbysur në kanal.
Raportohet se nuk ka të lënduar rëndë.