Vjedhjet me tenderat kapin kulmin për fushatë, Celibashi i KQZ i jep 350 milionë burrit të Xhemi Shehut

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.05.2023, 21:39

Fushata zgjedhore është në kulmin e saj ndërkohë që edhe pak ditë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve. Në këto ditë vjedhjet me tenderat kapin majat pasi të gjithë bëhën dorëlëshuar për të dhënë sa më shumë nga paratë publike tek oligarkët, duke përdorur tenderat.

Njëri prej institucioneve i akuzuar më shumë për vjedhje e abuzime me tenderat është edhe vetë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i drejtuar nga Ilirjan Celibashi. Në javët e fundit ju kemi paraqitur një “lumë” tenderash të tij në vlera prej qindra milionë lekësh që janë dhënë në mënyrë tepër të dyshimtë.

E megjithatë duket se Celibashi nuk ndalet aspak, pasi tashmë i ka shpërdoruar plot 350 milionë lekë të tjera nga paratë e shqiptarëve të varfër. Këto para Celibashi ia ka dhënë burrit të Xhemi Shehut. Pas dhënies të rreth 50 milionë lekëve nga ana e Bashkisë Tiranë për Noizyn, paratë publike vazhdojnë përsëri të hidhen në xhepat e njerëzve të show bizit dhe familjarëve të tyre.

Por cili është burri i Xhemi Shehut? Bëhet fjalë për Elvis Sulën, një individ me një të shkuar të dyshimtë. Rezulton të jetë pronar apo ish pronar në disa biznese, mes të cilëve edhe në kompaninë e ndërtimit AGIKONS.

Kjo e fundit është ndërtuese e Kodrës së Diellit dhe ka marrë miliarda lekë tendera kryesisht nga Bashkia Tiranë, si një ndër kompanitë më të preferuara të Veliajt. Kuptohet qartë se paratë e shqiptarëve përfundojnë vetëm në një grusht të vogël njerëzish.

Kësaj radhe burri i Xhemit ka fituar këto 350 milionë lekë nëpërmjet kompanisë së tij “Albdesign PSP”. Bëhet fjalë për tenderin që mban numrin e referencës REF-55943-01-13-2023 dhe ka si objekt “Shtypshkrime të ndryshme”.

Bie në sy një detaj mjaft interesant. Rezulton se firma e Elvis Sulës nuk ka qenë ajo që ka dhënë ofertën më të ulët. Një tjetër firmë pjesëmarrëse në tender ka ofruar gati 55 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH më pak sesa Sula, e megjithatë nuk është marrë në konsideratë nga Celibashi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit