Zyrtare/ Ikën një tjetër legjendë, Busquets largohet nga Barcelona në fund të sezonit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 10.05.2023, 12:13

Sergio Busquets do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit. Ky është lajmi, që sapo mesfushori e ka bërë të ditur publikisht këtë mesditë.

Mesfushori është një nga lojtarët e brezit të artë, ku Barcelona bëri që futbolli të luhej ndryshe, shenja që duken ende edhe sot dhe do të vazhdojnë edhe në dekadat e ardhshme.

Si një nga mesfushorët difensivë të brezit të tij, Busquets mbyll kështu një aventurë madhështore, ashtu siç e bënë më parë shokët e tij si Messi, Iniesta, Xavi, Pique apo Puyol.

Gjithsesi, ai pritet ta vazhdojë karrierën e tij si futbollist, teksa 34-vjeçari është përfolur për transferimin në klube të ndryshme. Me shumë mundësi karriera e tij do të vijojë jashtë Europës.

Busquets iu bashkua Barcelonës në vitin 2005 në ekipin U-19, teksa tri vite më pas ai debutoi më ekipin e parë. Kështu ai lë Barçën pas 19 vitesh, ku ka shkruar një faqen e tij në librin e artë të katalanasve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit