“E vrau, e vrau”/ Shoferi tmerrohet nga parakalimet e kamionit në aksin Librazhd-Elbasan

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.05.2023, 22:05

Një video denoncuese ka mbërritur mbrëmjen e sotme në redaksinë e Joq Albania nga aksi Librazhd-Elbasan.

Një shofer ka vënë re manovrimet e rrezikshme në rrugë të një kamioni të tonazhit të rëndë.

Ai ka filmuar veprimet e tij ku duket qartë se kamioni për pak rrezikon të shkaktojë një tragjedi për shkak të një parakalimi të gabuar.

Sipas qytetarit, dyshohet se kamioni ka targa maqedonase.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit