Kandidati i Bashkisë Libohovë premton: Ofroj falas shërbimin funeral!

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.05.2023, 21:21

Fushata aktuale për zgjedhjet lokale të 14 majit, ka ofruar në jo pak raste elementë qesharakë.

Por njëri prej tyre duket se i ka “zhvendosur nga froni” të gjitha premtimet e çuditshme deri më sot.

Bëhet fjalë për një premtim të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Adil Xhelili.

Ky i fundit, gjatë një postimi në rrjetet e tij sociale ditën e sotme, ka premtuar se do të ofrojë falas shërbimin funeral, si pjesë e shërbimeve komunale të bashkisë.

Ndoshta kandidati në fjalë ka dashur të sigurojë qytetarët e bashkisë së tij që të vdesin të qetë pasi ka kush i shpie në botën e përtejme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit