Incident në takimin e Ramës në Pogradec, truprojat sulen me vrap drejt publikut

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.05.2023, 22:02

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec gjatë takimit të Ramës në këtë qytet.

Një video amatore e mbërritur në redaksinë e Joq Albania tregon momentin kur Rama është duke ecur pas përfundimit të fjalimit të tij, kur befas disa nga truprojat e tij sulen drejt publikut.

Sipas personit që ka dërguar videon dyshohet se dikush ka sharë apo ka goditur me gurë në drejtim të Ramës.

Megjithatë deri në këto momente nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare për këtë incident.

Nuk dihet ndërkohë se përse shumica e mediave e kanë mbajtur të fshehtë këtë informacion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit