Edi Rama: Bashkia është grua, Qeveria burrë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.05.2023, 20:36

Kryeministri aktual i Shqipërisë ishte pasditen e sotme për të shitur propagandë para patronazhistëve të Korçës.

Në një moment gjatë fjalimit të tij, Rama u shpreh se:

Bashkia është grua, Qeveria është burrë. Bashkia është grua sepse bashkia është njësoj si gruaja ne shtëpi që bën të gjitha punët. Qeveria është burrë. Po qëlloi burrë i mirë qeveria, bashkia është një grua që ka një burrë të mirë, edhe shtëpia ecën përpara. Po qëlloi burrë i keq qeveria, sado e mirë të jetë gruaja... Ama kur ti vë burrë aty e burrë aty, se nuk ka rëndësi... Nuk është çështje gjinie këtu, këtu është çështje misioni, atëherë ka marrë fund çdo gjë. I keq aty, i keq këtu, mori fund.

Sipas Ramës, bashkëpunimi është më i mirë kur njëri është burrë e tjetra grua, pasi po të ketë burra dhe në Qeveri, edhe në Bashki, atëherë ka marrë fund çdo gjë.

Nuk dihet në fakt se për cilën bashki “grua” e ka patur Rama fjalën, ndoshta për atë të Tiranës?

Ju si mendoni miq?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit