2 MILIONË Euro Shkëlqim Fushës/ Kodra e Currilave gati të bjerë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.04.2023, 14:14

Shtimi i pyjeve dhe zonave të gjelbërta është gënjeshtra më e madhe e qeverisë Rama. Gënjeshtër e cila ka nisur që pas ardhjes në pushtet në vitin 2013. Mashtrimet e asaj kohe vazhdojnë të sjellin pasoja edhe në ditën që flasim. Kështu ka ndodhur me projektin e famshëm për rehabilitimin e Kodrës së Currilave në Durrës.

Zona e Currilave në Durrës do të jetë një zonë e mbrojtur në mënyrë që të parandalohen rrëshqitjet e vazhdueshme në kodrën që gjendet në veriperëndim të qytetit”, u shpreh në maj të vitit 2014, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Dhe vetëm pak ditë më vonë 9 qershor të vitit 2014, bashkia hapi tenderin për këtë projekt. Tenderi i regjistruar në APP ka si objekt “Rehabilitim dhe Pyllëzim i Kodrës se Currila– Durrës” dhe iu dha Fushës.

“Fusha Shpk ” është në pronësi të Shkëlqim Fushës, biznesmenit që njihet për tenderët pa garë që përfiton dhe paratë që vjedh nga projektet më të mëdha dhe korruptive në vend. Vlera që ai përfitoi ishte 2 milionë euro, edhe pse kishte oferta më të lira nga kompani të tjera.

Që në këtë pikë filloi abuzimi dhe mashtrimi për këtë projekt. Asaj kohe ishin shfaqur shenjat e para të rrëshqitjeve dhe çarjes së kodrës në rrëze të detit pranë Currilave dhe në Porto Romanos.

Por, për pak propagandë kryebashkiaku në atë kohë i Durrësit, Vangjush Dako, tha se gjithçka do të rregullohet dhe pasi të shtohet pylli, Kodra e Currilave do të shpallet zonë e mbrojtur.

Epo kanë kaluar 9 vite dhe gjendja në këtë kodër është skandaloze dhe shumë e rrezikshme për ata që banojnë aty, por edhe për kalimtarët. Madje në foto duket se nuk është realizuar as mbjellja e 50 mijë fidanëve dhe as shëtitorja për qytetarët.

Janar 2023:

Kodra është totalisht e zhveshur dhe ka vetëm baltë. Duke qenë në këtë gjendje, si pasojë e reshjeve të shumta në janar të këtij viti ka pasur rrëshqitje të shumta nga kodra e Currilave në Durrës.

Disa herë rruga është bllokuar nga masive dheu dhe është bërë rrezik për kalimtarët. Kjo situatë ka nisur vetëm 2 vjet pasi nisi zbatimi i planit për rehabilitimin e kodrës. Ndërkohë, edhe në vitin 2018 janë raportuar shitje në një nga akset e rëndësishme rrugore të qytetit bregdetar të Durrësit. Në këtë pikë kemi vetëm një pyetje për qeverinë dhe të gjithë ata që ndërtuan këtë plan: Kur do t’i jepet zgjidhje kësaj situate?

2 Mars 2018:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit