“Boll luajte me të dyja”/ Lucas Hernandez akuzohet nga gruaja për tradhti, ajo i nxjerr emrin e ‘dashnores’

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.04.2023, 15:26

Probleme të reja për Lucas Hernandez, mbrojtësin e Bayern Munich dhe kombëtares franceze.

Gruaja e tij Amelia Lorente në një Instastory akuzon Hernandezin se e ka tradhtuar me Cristina Buccino, "showgirl" dhe modele e njohur italiane. Në këtë 'story' ajo shkruan:

Tani mund të ndalosh së luajturi me të dyja palët, Lucas Hernandez. Po ta jap ty, Cristina Buccino. Mos harro që ke dy fëmijë që nuk vjen t'i shohësh.

Lorente e akuzon futbollistin se bën një jetë të dyfishtë me Cristina Buccino, një modele e njohur italiane e cila është tifoze e Juventusit dhe me ndjekës të shumtë në Instagram. Ky postim i saj erdhi ndërsa Lucas ishte në Milano me shokun e skuadrës Benjamin Pavard për të parë vëllain e tij Theo Hernandez në San Siro kundër Lecce.

Lucas Hernandez dhe Amelia Lorente kanë jetuar një martesë mes uljeve dhe ngritjeve. Çifti u martua më 2 qershor 2017 në Las Vegas, pavarësisht urdhrit të ndërsjellë të ndalimit që u dënuan më vonë atë vit. Në qershor të vitit 2017, futbollisti u arrestua në aeroportin Adolfo Suarez Madrid-Barajas pasi kaloi një kontroll sigurie me Amelia Lorente, duke vërtetuar shkeljen e masës së ndalimit pas një dënimi për dhunë në familje.

Pas atij episodi, çifti ishte në prag të ndarjes edhe herë të tjera, por martesa vazhdoi dhe erdhën në jetë edhe dy fëmijë. Tashmë padyshim që Amelia ka arritur në një pikë ku është e sigurt për tradhtinë e përsëritur të bashkëshortit të saj dhe ka vendosur të bëjë një gjest të bujshëm, duke bërë gjithçka publike.

No description available.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit