Lali Leku sfidon hapur SPAK-un, i jep 700 milionë pa garë ELEKTROSEK ndonëse ofroi sa 99% e fondit limit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.04.2023, 21:35

Lali Leku vazhdon pa ndalur serinë e tenderave të dyshimtë të denjë për SPAK. Por për arsye të ndryshme, sigurisht jo ligjore, SPAK ka vendosur të mbyllë sytë e të mos ta referojë në prokurori ndonëse tenderat që Lali Leku organizon janë kryekëput të dyshimtë.

I tillë është rasti që do ju prezantojmë sot, ku ka shpallur fitues pa garë kompaninë që ka ofruar 99% të fondit limit. Le t’i shohim hapat me radhë. Bëhet fjalë për një tender që ka si numër reference REF-59827-02-21-2023.

Fondi limit i tij është 58,333,131 lekë të reja pa TVSH ose rreth 700 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Objekti i tij është “Monitorimi i zjarreve dhe parandalimi i dëmeve në fondin pyjor të ekonomive pyjore Rovë-Lunxhë, Baldushk, Krrabë-Gurrë”.

Ky tender organizohet nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit e drejtuar nga Erinda Fino, agjenci në varësi direkte nga Bashkia Tiranë. Nëse shikojmë dokumentacionin e tenderit vihet re se kemi mungesë konkurrence pasi fitues është shpallur bashkimi mes ELEKTROSEK dhe I.S.S (INTEGRATED SMART SOLUTIONS), të vetmit që morën pjesë.

ELEKTROSEK është në pronësi të Ilir Mane ndërsa I.S.S (INTEGRATED SMART SOLUTIONS) zotërohet nga Nertil Lilo. Ky bashkim operatorësh dha si ofertë vlerën prej 57,755,170 lekë të reja pa TVSH ose rreth 700 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Shihet qartë se oferta e tyre është thuajse identike me fondin limit të tenderit, përkatësisht sa 99% e tij. Janë pikërisht mungesa e konkurrencës dhe afërsia thuajse identike me fondin limit, që e bëjnë këtë tender tepër të dyshimtë. Por siç thamë, për habi SPAK duket se i mbyll të dy sytë kur vjen fjala për Lali Lekun. Si shpjegohet?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit