Cristiano Ronaldo publikon rregullisht fotografi në rrjetet sociale ku shihet duke shijuar kohën e lirë, por fotot e tij të fundit kanë lënë pa fjalë tifozët.
Ish-lojtari i Manchester United dhe Real Madridi ka publikuar një foto të tij në një sauna pas një ndeshje me skuadrën saudite Al-Nassr. Fotografia përveçse tregonte fizikun e tij të jashtëzakonshëm kishte edhe një detaj të pazakontë.
Ishin fansat ata që vunë re se thonjtë e këmbëve të tij ishin të lyera me të zeza.
Sipas gazetës gjermane Bild, atletët lyejnë thonjtë e tyre ose i mbulojnë me një shtresë mbrojtëse për të parandaluar mykun dhe bakteret.
Shumë atletë të mirë e bëjnë këtë për të mbrojtur thonjtë e tyre nga myku dhe bakteret pasi ato janë me këpucë të djersitura për orë të tëra.Edhe Mike Tyson e bën këtë.
Nuk është hera e parë që Ronaldo fotografohet me thonjtë e këmbëve të lyera me ngjyrë të zezë. Në janar, boksieri i MMA-së, Francis Ngannou, postoi një foto me Ronaldon ku shihen të përqafuar dhe duken thonjtë e lyer të yllit portugez.
38-vjeçari i cili ka fituar pesë trofe të Topit të Artë ka shënuar 11 gola në 12 ndeshje që kur u bashkua me skuadrën saudite Al-Nassr pas largimit nga Manchester United.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Papiqulo
I pari në listë është Papiqulo, i riu nga Kosova, i cili me makinën e tij jeshile bënte manovra të rrezikshme në çdo rrugë të mundshme. Këto manovra u bënë virale në rrjetet sociale dhe kjo po e shtynte më shumë të riun të bënte të tilla veprash. Mirëpo me sjelljen e tij ai ka vënë në rrezik jetën e shumë personave.
Odeta Dume
E dyta është gazetarja e Carlo Bollinos, Odeta Dume. Ajo është në këtë listë, pasi për disa klikime dhe për të rritur shikueshmërinë, në emisionin e saj, LIVE i dha lajmin mamasë së Brisildës 22-vjeçare se vajza e saj kishte vdekur. Kjo mungesë profesionalizmi dhe etike solli reagim të madh të qytetarëve por edhe të kolegëve gazetarë.
Urim Hyseni
I treti është Urim Hyseni, i riu nga Kosova që ekzekutoi mamanë e tij. Ai i preu kokën mamasë dhe tregonte në polici se kjo ishte një porosi nga alienët dhe rusët.
Gëzim Sulollari
I katërti është Gëzim Sulollari, instruktori i patentës, i cili ngacmonte seksualisht vajzat kursante. Ai i dërgonte atyre mesazhe të papërshtatshme dhe foto të organit gjenital.
Deborah Keçi
E pesta është Deborah Keçi, drejtoresha patronazhiste e Erion Veliajt. Drejtoresha, e nxehur me rezultatin, u fut në fushën e basketbollit dhe i hodhi në kokë arbitrit, bluzën që kishte rënë në tokë. Ky gjest ka marrë shumë komente negative.
Megi Pojani
Megi Pojani, modelja dhe moderatorja e njohur u bë virale për videon ku shfaqej duke dridhur të pasmet tek varri i stërgjyshes. Ajo bënte veprime të papërshtatshme mbi varrin e të afërmes dhe ky veprim mori shumë komente negative nga qytetarët.
Endri Meksi
I shtati është Endri Meksi, djali miliarder i ish-kryeministrit, i cili edhe pse ka marrë miliarda lekë nga xhepat e shqiptarëve gjen kohën të tallet me ta. Në vend që të japë llogari për çdo qindarkë të marrë, ai komenton dietën e tij dhe paraqitjen fizike.
Klodiana Kapo
Klodiana Kapo, drejtoreshë e Faktoje, një organizatë e Sorosit, për llogari të Lali Lekut. Me urdhër nga lart ajo po bën çmos që të cënojë zërin e qytetarëve që shkruajnë për JOQ ALBANIA.