Plas grushti te Bayern pas humbjes ndaj Man.City, Sadio Mane godet kolegun në dhomën e zhveshjes

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.04.2023, 20:43

Mbrëmjen e kaluar, Bayern Munich pësoi një humbje të thellë në çerek-finalen e parë të Champions League. Bavarezët nën drejtimin e Thomas Tuchel pësuan 3 gola në ndeshjen ndaj Manchester City, pretendent për trofeun e madh.

Menjëherë pas mbarimit të ndeshjes, tensioni ka mbërthyer ekipin gjerman. "Bild" raporton se Leroy Sane dhe Sadio Mane patën një përleshje fizike pas mbarimit të ndeshjes. Sadio Mane thuhet se ka goditur me grusht kolegun e tij Sane, duke i çarë edhe buzën.

Edhe teksa luanin në fushë, Mane dhe Sane thuhet se kanë pasur një debat i cili ka vazhduar edhe pas fishkëllimës së fundit. Mane duket se është shqetësuar nga mënyra se si Sane i foli në fushë dhe prandaj e goditi me grusht në dhomën e zhveshjes. Sipas Bild, sherri u shua vetëm pasi dy lojtarët u ndanë nga shokët e tyre. Sane duhej të largohej nga dhoma e zhveshjes në mënyrë që të qetësohej.

Shkaku i debatit ishte me sa duket në minutën e 83-të, ku dy lojtarët u fotografuan duke debatuar në mes të ndeshjes.

Bayern Munich nuk ka dashur të komentojë mbi incidentin dhe pasojat për palët e përfshira pasi harmonia tek ekipi i tyre lë shumë për të dëshiruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Papiqulo
    I pari në listë është Papiqulo, i riu nga Kosova, i cili me makinën e tij jeshile bënte manovra të rrezikshme në çdo rrugë të mundshme. Këto manovra u bënë virale në rrjetet sociale dhe kjo po e shtynte më shumë të riun të bënte të tilla veprash. Mirëpo me sjelljen e tij ai ka vënë në rrezik jetën e shumë personave.
    Odeta Dume
    E dyta është gazetarja e Carlo Bollinos, Odeta Dume. Ajo është në këtë listë, pasi për disa klikime dhe për të rritur shikueshmërinë, në emisionin e saj, LIVE i dha lajmin mamasë së Brisildës 22-vjeçare se vajza e saj kishte vdekur. Kjo mungesë profesionalizmi dhe etike solli reagim të madh të qytetarëve por edhe të kolegëve gazetarë.
    Urim Hyseni
    I treti është Urim Hyseni, i riu nga Kosova që ekzekutoi mamanë e tij. Ai i preu kokën mamasë dhe tregonte në polici se kjo ishte një porosi nga alienët dhe rusët.
    Gëzim Sulollari
    I katërti është Gëzim Sulollari, instruktori i patentës, i cili ngacmonte seksualisht vajzat kursante. Ai i dërgonte atyre mesazhe të papërshtatshme dhe foto të organit gjenital.
    Deborah Keçi
    E pesta është Deborah Keçi, drejtoresha patronazhiste e Erion Veliajt. Drejtoresha, e nxehur me rezultatin, u fut në fushën e basketbollit dhe i hodhi në kokë arbitrit, bluzën që kishte rënë në tokë. Ky gjest ka marrë shumë komente negative.
    Megi Pojani
    Megi Pojani, modelja dhe moderatorja e njohur u bë virale për videon ku shfaqej duke dridhur të pasmet tek varri i stërgjyshes. Ajo bënte veprime të papërshtatshme mbi varrin e të afërmes dhe ky veprim mori shumë komente negative nga qytetarët.
    Endri Meksi
    I shtati është Endri Meksi, djali miliarder i ish-kryeministrit, i cili edhe pse ka marrë miliarda lekë nga xhepat e shqiptarëve gjen kohën të tallet me ta. Në vend që të japë llogari për çdo qindarkë të marrë, ai komenton dietën e tij dhe paraqitjen fizike.
    Klodiana Kapo
    Klodiana Kapo, drejtoreshë e Faktoje, një organizatë e Sorosit, për llogari të Lali Lekut. Me urdhër nga lart ajo po bën çmos që të cënojë zërin e qytetarëve që shkruajnë për JOQ ALBANIA.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit