Skandal te “Koço Gliozheni”, Genci Hyska i “fal” 700 milionë ZEQILLARIT në tenderin pa garë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.04.2023, 21:56

Vazhdojnë pa u ndalur skandalet në institucionet shëndetësore në Shqipëri. Radhën tashmë e ka Spitali Obsetrik Gjinekologjik Koco Gliozheni i drejtuar nga Genci Hyska. Ky spital në vend që të kujdeset për jetën dhe shëndetin e nënave dhe foshnjeve të porsalinduara, duket se e ka më “për mbarë” të shpërdorojë në mënyrë skandaloze fondet e shqiptarëve.

Dhe këtë e bën natyrisht nëpërmjet tenderave. Ky spital ka organizuar një tender tepër të dyshimtë nëpërmjet të cilit i ka dhënë gati 700 milionë lekë të vjetra me TVSH firmës ZEQILLARI pa garë. Bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-61150-03-02-2023 dhe me objekt “Rikonstruksion i disa sherbimeve te S.U.O.GJ Koço Gliozheni”.

Tenderi ka si fond limit shifrën 60,064,511 lekë të reja pa TVSH ose rreth 700 milionë lekë të vjetra me TVSH. Por nëse shikojmë dokumentacionin përkatës të kësaj procedure shikohet se praktikisht nuk ka patur asnjë lloj gare.

Në tender kanë marrë pjesë vetëm dy kompani nga të cilat njëra ka ofruar vlerë zero. Siç dihet ky veprim bëhet sa për të thënë se ka patur një farë konkurrence, pra firma që ka ofruar zero lekë ka hyrë sa për numër.

Kuptohet që fituese është shpallur firma tjetër e cila ka qenë e vetmja që ka dhënë ofertë. Bëhet fjalë për kompaninë ZEQILLARI në pronësi të Adriatik Zeqillari, e cila ka ofruar 55,851,239 lekë të reja pa TVSH ose gati 700 milion lekë të vjetra me TVSH.

Nga ana tjetër nëse krahasojmë këtë vlerë me fondin limit shikohet se shifra fituese është thuajse sa 93% e tij. Këto fakte rrisin së tepërmi dyshimet se kemi të bëjmë me një skandal të vërtetë dhe se fituesi ka qenë i ditur që në fillim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit