Lampard: Kush nuk beson se e “rrahim” Real Madridin, të mos vijë në stadium

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 10.04.2023, 12:09

Chelsea nuk po kalon një sezon të mirë dhe tashmë rrezikon të mos shkojë dot as në kompeticionet evropiane të sezonit të ardhshëm. As ardhja e Frank Lampard në krye të ekipit nuk e përmirësoi situatën, pasi blutë u mposhtën nga Wolves në shtëpi me shifra minimale.

Gjithsesi, ata janë ende në lojë në Champions League, ku kanë përballë në çerekfinale Real Madridin. Duke qenë se madrilenët janë një nga ekipet më në formë dhe në Champions shndërrohen gjithnjë në “bisha”, tifozët e Chelseas janë pesimistë për mbërritjen në gjysmëfinale.

Megjithatë, vetë Lampard beson se skuadra e tij mund të kalojë më tej dhe kërkon të heqë gjithë energjinë negative përreth, kur shprehet se tifozët që nuk besojnë, të mos vijnë në stadiumin “Stamford Bridge” për të parë ndeshjen ndaj Real Madrid.

“Nëse ka tifozë që nuk besojnë tek ne, të mos vijnë. Kemi një mundësi kundër një ekipi fantastik dhe duhet të përpiqemi ta shfrytëzojmë. Të shkojmë në këtë ndeshje me besim dhe optimizëm”, tha ndër të tjera Lampard, trajneri provizor deri në fund të sezonit për Chelsean.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit