“Hëngri” një grusht nga Valverde, Baena denoncon lojtarin e Real Madrid në polici

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 10.04.2023, 09:56

Vijon të jetë e nxehtë çështja Valverde-Baena. Së fundmi mësohet se lojtari i Villarreal do të denoncojë penalisht në polici incidentin e ndodhur, ku lojtari i Real Madrid e priti në parkingun e “Santiago Bernabeu” dhe e goditi me grusht.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi i Villarreal, duke konfirmuar atë që kishin shkruar vetë mediat spanjolle. “Alex Baena pësoi një sulm fizik gjatë rrugës për në autobusin e ekipit pas ndeshjes kundër Real Madrid në ‘Santiago Bernabeu’.

Në vijim të kësaj situate, lojtari vendosi të bëjë një denoncim kundër agresorit në policinë kombëtare. Villarreal tregon reagim ndaj çdo akti dhune dhe beson fuqimisht në versionin e ngjarjeve të lojtarit dhe do ta mbështesë atë në këtë proces”, shkruante klubi.

E gjithë zënka mes dy lojtarëve nisi në janar në një ndeshje mes Real Madrid dhe Villarreal, ku dyshohet se Baena e mallkoi për djalin që nuk kishte lindur në një kohë kur gruaja e lojtarit të “Los Blancos” kishte probleme serioze me shtatzëninë e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit