INCIDENTI/ I bëri pritë në parkingun e stadiumit, mesfushori i Real Madrid godet me grusht kundërshtarin

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 09.04.2023, 09:57

Real Madrid u mposht mbrëmjen e djeshme 2-3 nga VillarrelI në “Santiago Bernabeu, por vëmendjen më të madhe e ka marrë një incident i ndodhur pas ndeshjes në parkingun e stadiumit. Dyshohet se Federico Valverde ka goditur me grusht Alex Baenan në fytyrë.

Për momentin nuk ka asnjë pamje të publikuar të sherrit, por të dhënat e para janë se gjatë ndeshjes dy lojtarët janë kapur me fjalë dhe Baena ka prekur edhe familjen e uruguaianit.

El Chiringuito raporton se pas zënkës në fushë, Valverde ka shkuar në zonën ku parkohen autobusët e skuadrave dhe ka kryer veprimin e dhunshëm. Lojtarët e Villarreal po festonin për fitoren, kur Valverde ka shkuar dhe ka goditur lojtarin 21-vjeçar. Deri më tani, Baena nuk e ka denoncuar rastin në polici.

Ambienti pranë Valverde pranon sulmin ndaj kundërshtarit dhe shpjegojnë se çfarë ka ndodhur që situata ka shkuar deri në këtë sulm të rëndë fizik. Gjithçka dyshohet se ka nisur nga ndeshja e shkuar mes dy skuadrave në Kupën e Mbretit.

Dyshohet se Benja i ka thënë Valverdes këto fjalë në atë ndeshje: “Qaj tani që djali yt nuk do të lindë”. Ky incident mbeti aty, por dyshohet se Baena i tha dje fjalë të tjera të ngjashme, që e agravuan situatën. Si pasojë, Valverde e priti në parking dhe e goditi duke i thënë se “ai nuk ngatërrohet me familjen e Baenas”.

Partnerja e Valverdes, Mina Bonino, ishte rrezikoi humbjen e fëmijës së saj të dytë në fillim të këtij viti në një shtatzëni që fatmirësisht në fund shkoi mirë. Gjatë asaj përplasjeje në Kupë, Baena i bëri edhe një gjest të Valverdes, duke imituar të qarat e uruguaianit, gjë që e zemëroi atë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit