Qerim Ismailaj dhe Taulant Balla i bënë propagandë 2 muaj më parë, shkatërrohet rruga në Mallakastër

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.04.2023, 13:11

Propagandat e kryebashkiakëve të "Rilindjes" me punime fiktive po i japin “frytet” shumë shpejt. Bashkitë janë zhytur në borxhe sepse shpenzojnë pa kriter për procedura tenderuese dhe tani faktet na tregojnë se ato para vidhen. Tenderi që do të publikojmë më poshtë tregon që kemi të bëjmë me vjedhje të hapur në Mallakastër.

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, në vitin 2020 mbylli tenderin me objekt “Hartim projekti Rikonstruksion i rrugës Bejar – Kute – Çorrush”, për të cilin kishte vënë në dispozicion 33 milionë lekë. Kontrata u nënshkrua me dy firma “MCE SHPK & HE & SK 11 SHPK” me pronarë respektivë Petrit dhe Bujar muaj, si dhe Mariglen Shehu.

Kontrata u nënshkrua në korrik të vitit 2020, por tërë këto kohë gjithçka mbeti në letër. Tani në vit zgjidhjes Ismailaj filloi me punimet dhe segmenti në Kute u mbyll vetëm 2 muaj më parë. Madje punimet në këtë rrugë janë mbikëqyrur dhe vlerësuar nga deputeti i zonës Taulant Balla me datë 14 shkurt.

Premtim i mbajtur”, shkruan Ismailaj në postimin e publikuar ku duket se si bëjnë propagandë me Ballën për punimet e kryera në këtë rrugë. Por, kanë kaluar vetëm dy muaj dhe mashtrimi i tyre ka dalë sheshit.

Një qytetarë ka denoncuar pranë JOQ Albania se kjo rrugë është prishur. Vetëm pas dy muajsh propaganda ra. Rruga është kthyer sërish në gjendje të amortizuar dhe 30 milionë lekë që iu dhanë kësaj firme u vodhën në ditën me diell.

Rruga në fshatin KUTE MALLAKASTËR, 2 muaj ka që është përfunduar, ka filluar të prishet , postojeni ju lutem”, shkruan denoncuesi. Si dhe na ka dërguar foto ku duket qartë që asfalti ka filluar të prishet.

Nuk e dimë nëse do dalë Taulant Balla dhe të flasë për këtë skandal. Bashkë me Ismailajn duhet të japin llogari ku shkuan paratë. Sepse nga fotot duket qartë që rrugës i është hedhur vetëm një shtresë asfalti, për të cilën duket se janë shpenzuar shumë më pak se 30 milionë lekë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit