“Skifterët” zbarkojnë në shtëpinë e Messit në Barcelonë, por dalin duarbosh nga “vizita”

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 07.04.2023, 13:51

Ndërkohë që flitet shumë mbi rikthimin e Messit te Barcelona, “Skifterët” kanë vendosur t’i bëjnë një vizitë vilës së yllit argjentinas në Katalunjë.

Dy hajdutë kanë arritur të depërtojnë në rrethimin e vilës dhe kanë shkuar deri në një nga hyrjet e shtëpisë. Televizioni spanjoll “Antena 3” publikoi një pamje nga kopshti i vilës së superyllit argjentinas, ku shfaqen dy persona të maskuar.

Dy “skifterët” e veshur me të zeza tentuan të hyjnë në shtëpinë e Messit rreth orës 2:23 të natës së djeshme. Ata zgjodhën anën e kopshtit të shtëpisë, duke u përpjekur të hyjnë nga ballkoni dhe dera e garazhit.

Megjithatë, duket se Messi ka arritur të paraprijë një sulm të tillë dhe ka paguar që vila të jetë e sigurt dhe të jetë shumë e vështirë hyrja në të. Kur hajdutët konfirmuan se hyrja është e pamundur, u larguan ashtu si erdhën, pa marrë asgjë me vete.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit