Lali Leku ble kandidatin e opozitës?! I jep dajës së Ilir Metës 670 MILIONË LEKË

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.04.2023, 14:30

“Mikun mbaje afër por armikun edhe më afër”, me këtë slogan ecën Erion Veliaj në aferat e tij me paratë e qytetarëve të Tiranës. Kjo shprehje i shkon për shtat aferës më të fundit që ka firmosur Lali Leku.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rikonstruksioni i rrugës “At Stath Melani”, për të cilën ka lëvruar fondin me vlerë 900 milionë lekë. Por, faktet më poshtë do të tregojnë se kjo rrugë mund të bëhej edhe më me pak para.

Kaq para i duhen Veliajt që t’i ndajë me shokët, të cilëve ua ka dhuruar këtë tender në shkelje flagrante të ligjit. Për këto shkelje, kontrata ka marrë “flamurin e kuq”, si kambanë alarmi për vjedhjen që po bëhet.

Veliaj ka skualifikuar që në fazën e parë 13 firma dhe la në garë vetëm bashkimin e operatorëve BOE “RSM COMPANY” shpk & “DESARET COMPANY” shpk, të cilët kanë paraqitur ofertën më të shtrenjtë, me vlerë 673 milionë lekë.

Firmat në fjalë u shpallën fituese në mungesë të konkurrencës, sepse kriteret burokratike të bashkisë penalizuan oferta të tjera më ekonomike.

Konkretisht, ka patur edhe nga ato diferenca të ofertave të firmave të tjera me 100 milionë lekë më pak në raport me ofertën fituese dhe 330 milionë lekë më pak se shpenzimet e planifikuara të Veliajt.

Ndërkohë edhe në hartën e siguruara nga kontrata e publikuar shohim se kemi të bëjmë me një rrugë jo shumë të gjatë lagjeje, që ka nevojë vetëm për një shtresë asfalt, pasi është ekzistente.

Sikurse cituam më lart, këto detaje anashkalohen nga Veliaj, pasi këtë tender ai e ka planifikuar për “armiqtë” e tij, që në këto raste i duhet të rregullojë marrëdhëniet.

Njëra nga firmat fituese, “DESARET COMPANY” shpk është në pronësi të Vladimir Metanit, dajës së ish-presidentit Ilir Meta. Në zgjedhjet e mëparshme lokale, Metani ka qenë financues i LSI, sot Partia e Lirisë, por këtë herë më duket se e ka “blerë” Veliaj për fushatën e tij.

Ndërkohë edhe firma tjetër bashkëpunëtore “RSM COMPANY”, është po kaq e njohur për afera dhe mashtrime.

Konkretisht, pronari i kësaj firme Agim Kola është arrestuar në vitin 2019, pasi akuzohej se nëpërmjet blerjeve dhe shitjeve me fatura fiktive ka përfituar në mënyrë të paligjshme vlera të konsiderueshme parash.

Kola akuzohej si i përfshirë në skemën e evazionit 30 mln euro me faturat fiktive, por pas disa ndërhyrjeve ai u la i lirë dhe sot vazhdon aferat me tenderët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit