Denoncim i rëndë/ Në vendin ku ra makina dhe u gjet i vdekur çifti, serviset e aksit Prrenjas-Librazhd hedhin vaj në kthesa

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.04.2023, 22:31

Një denoncim i rëndë ka mbërritur pak më parë në redaksinë e Joq Albania nga banorët e zonës ku ndodhi aksidenti me pasojë rënien e një makinë në lumin Shkumbin dhe vdekjen e çiftit që gjendej brenda.

Sipas banorëve kjo është një problematikë e përhershme pasi serviset në Prrenjas që kanë edhe karrotrec, hedhin vaj me qëllim nëpër kthesa në mënyrë që të bëhen aksidente dhe si rrjedhojë të sigurojnë të ardhura duke riparuar mjetet e aksidentuara.

Banorët shprehen se është një tmerr i vërtetë dhe se aty bëjnë aksidente të gjithë ata që nuk e njohin zonën. Madje banorët aludojnë se serviset në fjalë kanë korruptuar edhe policinë.

Në vijim do të gjeni mesazhin e mbërritur:

Pershendetje JOQ, une jam nga Prrenjas! U preka shum me ciftin qe u gjet i vdekur sot ne aksin Prrenjas-Librazhd. Kjo eshte nje problematike e përhershme, ne qe jemi te zones ecim me kujdes dhe e dime serviset ne Prrenjas qe kane dhe karrotrec hedhin vaj neper kthesa qe te behen aksidenta, qe te ken pune qe mos i hengshin ato lek se po marrin jete njerzish... Ne qoft se do mundeni ta verifikoni te vini te pyesni cdo qytetar kete gje, do te thone eshte 1 tmerr i vertet dhe aty vetem aksidente bejne te gjithë... 😞😞 Ne qoft se do mundeni te beni dicka sepse eshte shume gjynah per te gjith qe nuk e njohin zonen dhe rrugen sepse eshte aks problematik per te gjith qe nuk e njohin zonën. Ndonjehere dhe me sy te lire duket vaji ne mengjes kur bejm nai rruge qe ikim shpejt. Ne te zones e dim dhe ecim me kujdes, me te rrezikuar jane personat qe s’e njohin zonën, rrugen e keqe, shume kthesa... Shoferat e furgonave jua kan berr bene qe ne qofte se i kapin do i vrasin fare... Policia thote dua prova, por dhe problem nuk eshte te korruptosh policin, nuk e bejne te gjithe vetem 2-3 qe kan karrotrec, te tjeret jo. Nje here e kan kap ne Qaf-Thane njerin e Lackes qe ka karotrec, e rrafen por u justifiku me faktin qe me ra pa dashje mu derdh bidoni. Anonim te lutem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit