“Manjati” Erion Veliaj, cilat janë “mediat” që zotëron

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.04.2023, 21:22

Referuar deklaratës së Shoqatës së Gazetarëve Europianë, Erion Veliaj në një dalje publike pak ditë më parë dhe gjithashtu dje, ka bërë një shkelje të rëndë të së drejtës së lirisë së shprehjes dhe së drejtës së anonimitetit.

Ai ka akuzuar dy persona si të supozuar se janë pronarët e JOQ Albania dhe Lolita. Pa paraqitur asnjë provë, Veliaj akuzoi Joq Albania dhe Lolita se kanë gjobitur kompanitë e autobusëve në Tiranë.

Por kjo deklaratë e Veliajt, e pabazuar në asnjë fakt, pa u verifikuar aspak, u shpërnda në mënyrë unisone nga një numër i caktuar portalesh. Jo vetëm kaq, por këto portale nxorrën edhe fotot e pronarëve të supozuar të Joq Albania dhe Lolita.

Fotot në fjalë duket që janë nxjerrë nga databaza shtetërore, duke shkelur hapur një sërë ligjesh të shtetit shqiptar, për përdorimin e të dhënave personale, publikimin e këtyre të dhënave pa miratim, prishje imazhi e një sërë ligjesh të tjera. Në këtë mënyrë, “de facto” Veliaj rezulton të jetë “manjat mediash” në Shqipëri.

Por cilat janë këto media?

SHQIPTARJA.COM dhe REPORT TV

Të dyja në pronësi të Carlo Bollino. Ky i fundit është akuzuar gjërësisht në media se nuk ka asnjë parim mediatik përveçse vendosjes në shërbim politik të Partisë Socialiste. Si një shërbyes i devotshëm i partisë në pushtet, Bollino ka përfituar:

A) Bunkart 1 në periferi të Tiranës dhe Bunkart 2 në qendër të kryeqytetit. Bollino është akuzuar se këto objekte i ka përfituar në mënyrë të padrejtë dhe pa garë për shkak të klientelizmit të tij ndaj partisë.

B) Është denoncuar publikisht se ka përfituar rreth 5000 metra katrorë tek ish reparti i “Orave” në rrugën “Ndre Mjeda” pranë ish Parkut të Autobusëve në Tiranë bashkë me një godinë me dy kate e cila sipas denoncimeve në media ishte parashikuar për t’u përdorur si shkollë e mesme. Për këto 5000 metra katrorë ka paguar vetëm 1 euro, në një kohë që vlera e tregut i kalon 5 milion euro, duke u favorizuar dukshëm nga pushteti.

C) Është paguar mijëra euro nga kompanitë e inceneratorëve për të bërë reklama. Përfitimiet i ka marrë nëpërmjet kompanisë MTSC me NIPT L51817008H, në pronësi të Bolinos. Kjo e fundit ka arkëtuar pagesat për reklamat e inceneratorëve.

D) Është përfitues i miliarda lekëve nga paratë publike të shqiptarëve nëpërmjet kompanisë së Igli Gjelishtit, Image & Communications Development. Skema e denoncuar publikisht ka qenë e tillë: Igli Gjelishti fitonte tenderat në vlerë prej miliarda lekësh pa konkurrencë nga AKSHI i Mirlinda Karçanaj dhe më pas kryente pagesa ndaj kompanivë në pronësi të Carlo Bollinos dhe bashkëshortes së tij Alba Malltezi. Në këtë mënyrë transferonte “de facto” paratë e taksapaguesëve shqiptarë në xhepat e familjes së Bollinos.

CNA

Portali CNA në pronësi të Elvi Fundos është akuzuar gjërësisht në media si vegla e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Akuzat mediatike ndaj këtij portali shprehen se Veliaj e përdor për të sulmuar kundërshtarët e tij. Madje në një artikull publik që gjendet lehtësisht në internet, Elvi Fundo është akuzuar publikisht si “mercenar” dhe “fundërrinë” e njohur e mediave shqiptare.

ABC

E drejtuar aktualisht nga drejtori Sokol Balla, edhe kjo media është rreshtuar në “grupin mediatik Veliaj”, duke shpërndarë copy-paste fjalimin e Veliajt dhe fotot e pronarëve të supozuar të Joq Albania dhe Lolita. Sokol Balla i njohur gjërësisht si “Kol Kyçi”, u bë i famshëm për skandalin seksual ku doli një video e tij nudo duke folur në chat me disa vajza. Në video fillimisht Balla nxjerr të pasmet e tij dhe më pas kthehet dhe fillon të vetëpreket para kamerës. Natyrisht për arsye etike kjo video nuk mund të publikohet.

TEMA

Ky portal drejtohet nga Mero Baze, një emër i përmendur shpesh në media, që lëviz ku të jetë më i fortë pushteti. Një herë me demokratët e një herë me socialistët. Në media gjenden edhe opinione se rrahja e Mero Bazes pak vite më parë ndodhi për faktin se ai ishte shpifës dhe se një ditë “do të haste në një hundëlesh”. Baze është i njohur për akuzat e tij deri familjare ndaj politikanëve të ndryshëm qoftë djathtas e qoftë majtas. Aktualisht me sa duket po i shërben më së miri si një vegël e bindur kryetarit aktual të Bashkisë Tiranë.

GAZETA DITA

Ky portal ka si pronar djalin e Arta Dadës, Alban Dabulla. Ky i fundit njihet si pronari i “Telebingos Shqiptare”, i hetuar nga ana e prokurorisë për shkak të skandaleve financiare që u zbuluan për kompanitë e tij, kryesisht atë të basteve “Eurolive” dhe “Telebingo”. Sipas informacioneve që gjenden lehtësisht online, thuhet se është shkaktar i një dëmi prej mbi 5 milionë eurosh në arkën e Tatimeve nëpërmjet skemave mashtruese dhe pastrimit të parave. Njihet si mik i ngushtë i Lali Lekut, aq sa shpesh i ka dhënë për përdorim edhe makinën e tij luksoze e cila është parë shpesh e parkuar poshtë Bashkisë Tiranë.

JAVANEWS

Një portal periferik i quajtur JavaNews, që të vetmen “gazetari” që bën është të shpërndaje copy-paste lajmet e Bashkisë Tiranë, ka shpërndarë gjithashtu me zell të madh fotot e pronarëve të supozuar të Joq Albania dhe Lolita. Ky portal drejtohet nga Skënder Minxhozi, një tjetër ushtar i denjë i Lali Lekut, kurdoherë i gatshëm për t’i bërë fresk sa herë t'i kërkohet.

GAZETA SOT

I drejtuar nga Arjan Prodani, edhe ky portal nxitoi me vrap të publikonte fotot e pronarëve të supozuar të JOQ dhe Lolita, sapo “manjati i mediave” Lali Leku e urdhëroi për ta bërë. Sipas artikujve në media, Arjan Prodani dyshohet për evazion fiskal me pagat pasi ndonëse është pronari i Gazetës Sot, kishte deklaruar në tatime një pagë prej vetëm 300 mijë lekësh të vjetra.

ALFAPRESS

Ky portal drejtohet nga Poli Hoxha, një tjetër ushtar i bindur i propagandës së Lali Lekut. Njihet si simbol i qeverisjes PS-PS. Nuk kishte si të mungonte në “freskun” e bërë ndaj Lali Lekut.

ALPENEWS

Ky protal drejtohet nga ish-deputeti me pasuri 1 milion euroshe, Alfred Peza. I ashtuquajtur analist, Peza dikur nuk linte studio televizive pa dalë e pa bërë be për Ramën duke e lartësuar në nivelin e Odisesë, mbretit dhe perëndisë. Alfred Peza njihet si lëpirës dhe servilosës në mënyrën më të habitshme të Partisë Socialiste. Si një ushtar i denjë ai nuk ka ngurruar të shpërndajë edhe lajmin e Lali Lekut.

KOHA JONË

Koha Jonë, shumë vite më parë një gazetë e fjalës së lirë, tashmë është shndërruar prej kohësh në një gazetë në shërbim të pushtetit. E drejtuar nga Nikollë Lesi, edhe ky portal u shndërrua në paraqitjen copy-paste të lajmit të servirur nga Lali Leku.

TIRANA POST

Nuk kishte si të mungonte portali i Mira Kazhanit, njërës prej lëpirëseve më të mëdha të Lali lekut. Për lëpirjen e saj, Kazhani u shpërblye duke u punësuar në UKT si këshilltare më një pagë mbi 800 mijë lekë.

SKAPROBLEM

Nuk kishte si të mungonte në lëpirjen ndaj Lali Lekut as Bledi Mane. I cilësuar në media si “krimb i pabesë i shoqërisë shqiptare”, për të mund të gjesh rrëfime nga njerëz që e kanë njohur të cilët e kanë quajtur edhe si njeri “xheloz, egoist, i pabesë dhe mbi të gjitha i neveritshëm”. Të gjitha këto cilësime i gjen fare thjesht online. Mane konsiderohet gjithashtu si i shitur “për dy lekë” tek pushteti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit