Vrasësi i Ardit Gjoklaj: JOQ vjedh miliona euro, i kam kërkuar prokurorisë dhe policisë të merren me këtë punë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 31.03.2023, 22:27

Vrasësi i Ardit Gjoklaj, Lali Leku, gjatë një intervistë mediatike të ditës së sotme u shpreh se JOQ vjedh miliona euro. Është e paqartë se ku dhe si JOQ i vodhi këto shifra të frikshme, pasi si gjithmonë Lali Leku nuk dha asnjë provë.

Ndoshta Lali Leku ka ngatërruar JOQ me Bashkinë Tiranë e cila thuajse përditë organizon tendera abuzivë në shifra me shumë zero dhe paratë e taksapaguesëve shqiptarë përfundojnë të vjedhura në xhepat e oligarkëve dhe të vetë Lali Lekut.

Për habi as prokuroria, as policia, madje as SPAK, nuk e kanë vënë ndonjëherë Lali Lekun para përgjegjësisë penale për miliardat e shqiptarëve që ka shpërndarë nëpër oligarkë dhe në xhepat e tij gjithë këto vjet.

Nga ana tjetër, vrasësi i Ardit Gjoklajt, harron që është thjesht një kryetar bashkie dhe i jep të drejtë vetes të urdhërojë prokurorinë dhe Policinë, që të hetojnë këtë do ai dhe jo çfarë duhet hetuar realisht.

Nëse drejtësia do të ekzistonte, Lali Leku tani duhet të ishte në burg për vrasjen e adoleshentit të pafajshëm Ardit Gjoklaj, i cili humbi jetën në landfillin e Sharrës në vitin 2016. 17-vjeçari u shtyp nga fadroma gjatë kohës që po mblidhte kanoçe, ndërkohë që punonte i pasiguruar në landfillin e Sharrës. Gjoklaj gjeti vdekjen gjatë punës. Për këtë Lali Lekut nuk i hyri asnjë gjemb në këmbë.

Pjesë nga fjala e vrasësit të Ardit Gjoklajt:

Vjedhin miliona euro JOQ, por kësaj here do duhet të shkojnë t’i sqarojnë edhe në Gjykatë, edhe në Prokurori, dhe sigurisht edhe në Polici. Ua kam kërkuar edhe organeve ligj zbatuese, ku sigurisht kam çuar edhe mjaftueshëm material, që të merren seriozisht me këtë punë. Dhe nuk do le gur pa lëvizur ne prokurori dhe polici, i kam kërkuar dhe policisë dhe prokurorisë, dhe me rezulton qe janë vene ne lëvizje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit