Plagoset me thikë në shpinë 19-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.03.2023, 22:10

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Mësohet se në zonën e njohur si "Komuna e Parisit", shtetasi Arli Beta ka plagosur me thikë në shpinë 19-vjeçarin Erius Tuçe.

Ky i fundit është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa Arli Beta është arrestuar.

Ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit