Çdo fëmijë i porsalindur në Shqipëri është 5000€ në borxh falë qeverisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.03.2023, 23:00

Mënyra se si qeveritë i shpenzojnë fondet publike në kohë normale, ndryshon shumë nga manovrimi në kohë krize. Por në Shqipëri asgjë nuk ndryshon pasi pavarërisht krizave ose jo vendi në çdo kohë ka borxhe që sa vijnë e rriten duke shënuar edhe nivele rekorde.

Korrupsioni, mostransparenca në përdorimin e fondeve publike, vjedhjet, keqmenaxhimi nga pushtetarët janë vetëm disa prej arsyeve që në Shqipëri ka pafund borxhe. Këto borxhe bëhen barrë për qytetarët që aktualisht paguajnë taksa por edhe për të tjerët që lindin.

Sipas një studimi të kryer mbi borxhet publike të Shqipërisë, vendi ynë është një nga vendet me nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon dhe kjo është një nga dobësitë kryesore të shëndetit financiar shqiptari. Kjo pasi në 5 vitet e fundit shteti u ka faturuar qytetarëve rreth 1000 euro më shumë borxh për frymë.

Ndërsa çdo fëmijë i lindur në Shqipëri ka aktualisht 5000 euro borxh që do duhet ta paguajë përmes taksave në të ardhmen, jo për fajin e tij por të qeverisë që menaxhon "më së miri" fondet publike të shtetit dhe borxhin publik.

Në studim ceket edhe pjesa se si qeveria shqiptare përdori fatkeqësitë natyrore, tërmetet dhe pandemitë për të rritur borxhin publik me rreth 2 miliardë euro në dy vitet e fundit dhe pjesa më e madhe e tij është përdorur për financimin e projekteve të lidhura me "fatkeqësitë". Por përdorimi i këtyre borxheve për "fatkeqësitë" po e zhyt edhe më tepër vendin pasi parashikohet që borxhi publik në vlerë të arrijë në mbi 11 miliardë euro (€).

JOQ ALBANIA ka denoncuar në mënyrë të vazhdueshme shpërdorimin, vjedhjen dhe keqpërdorimin që qeveria në bashkëpunim me oligarkët i bëjnë fondeve publike duke rritur në këtë mënyrë borxhin i cili përkthehet në më shumë taksa për qytetarët shqiptarë që duhet t'i paguajnë me patjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit