“Malësori kishte djalin për dore”, dëshmitarët tregojnë për vrasjen e dyfishtë në Kavajë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.03.2023, 21:49

Altin (Sali) Rexha dhe Edmond (Armand) Gosa u vranë me njëri-tjetrin pasditen e sotme në Kavajë.

Një konflikt i nisur mes tyre që para disa ditësh, agravoi ditën e sotme kur të dy u takuan për t'u sqaruar por gjërat nuk shkuan ashtu siç i kishin menduar.

Dëshmitarët e tronditur kanë treguar se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë shtëpisë së 43-vjeçarit Rexha i cili ishte me origjinë nga Kukësi. Sipas tyre Altin (Sali) Rexha ka qenë me djalin për dore në momentin që është ballafaquar me Gosën.

Kanë pasur sherr koti, nuk arritën me e mbyll. Ai ishte më djalin përdore, ai malësori se s’ja di emrin se janë të ardhëm. I pamë duke biseduar, dëgjuam krismën, ai u shtri atje, ky tjetri këtu. Mirë që nuk më kapi ndonjë plumb. Kavajsi e myti atë me thikë, ai e myti atë me pistoletë.

Një tjetër banor tha se janë trishtuar nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur dhe luten që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Çfarë të them unë. Unë u befasova se u bëra kurioz se ne shqiptarët jemi pak kuriozë për çdo gjë që ndodh. Pyeta këtë djalin dhe më tha janë vrarë dy djem. U trishtova në vend. Të ikin mosha e re kështu. Sido që të ishte puna nuk shkohet deri në atë përfundim, djem të rinj. Mund t’i njoh si fytyra, por nuk i njoh se këta janë djem të rinj besoj. Ne njohim moshën tonë në përgjithësi. I trishtuar shumë jam, Zoti i ruajtë të tjerët dhe Zoti i dhëntë forcë familjeve të tyre. Mos na ndodhin ngjarje të tilla më se qyteti jonë është qytet i qetë. Nuk ka pasur fenomene. E shumta një zënkë, para ’90. Kanë ardhur nga ana-anës dhe është përzier qyteti jonë.

Debati mes dy 43-vjeçarëve ka agravuar dhe në konflikt e sipër Edmond Gosa ka goditur me thikë Altin Rexhën. Ky i fundit e ka qëlluar 3 herë me armë zjarri. Ata u transportuan në spital por nuk mundën të mbijetojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit