Afrimi i datës së zgjedhjeve ka vendosur në lëvizje kryebashkiakët që duan një mandat tjetër në bashkinë që drejtojnë.
Edhe Rakip Suli i bashkisë Kamëz këto kohë po bën çmos që t'u bjerë në sy qytetarëve me "investimet" që kryen. Por nga dëshira për t'u dukur, shumë "investime" lihen në gjysmë dhe të papërfunduara.
Një qytetar në Paskuqan ka denoncuar "investimin" që Suli ka kryer dy muaj më parë. Qytetari thotë se para dy muajsh kryebashkiaku Suli ka vendosur dritat e rrugës, por nxitimi për të mbaruar sa më shpejt ka lënë kabujt jashtë.
Kabujt e pambuluar mund t'i dalloni fare mirë edhe në pamjet e mëposhtme. Mesa duket për Sulin më tepër ka rëndësi "investimi gjysmak" se siguria e qytetarëve të tij.
Denoncimi i qytetarit:
Ka dy muj rakip suli ka vendos dritat e rruges dhe ka len kabullat jasht, koh fushate, Bashkia kamez