Vranë njëri-tjetrin në mes të lokalit, dy viktimat në Kavajë me nga 2 emra

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.03.2023, 20:46

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ndodhi pasditen e sotme në Kavajë.

Dy shtetasit Altin Rexha dhe Edmond Gosa kanë humbur jetën pas një konflikti që nisi për motive të dobëta në ambientet e një lokali në vendin e njohur si "Kryqëzimi i Valutës". Debati mes tyre ka agravuar dhe në konflikt e sipër Edmond Gosa ka goditur me thikë Altin Rexhën. Ky i fundit e ka qëlluar 3 herë me armë zjarri. Ata u transportuan në spital por nuk mundën të mbijetojnë.

Dy 43-vjeçarët janë të njohur policinë pasi kanë ndryshuar edhe emrat për shkak të problemeve që kanë patur. Altin Rexha e ka ndryshuar emrin dhe në dokumentat e identifikimit e ka Sali Rexha, ndërsa Edmond Gosa emrin në dokumenta e ka Armand Gosa.

Para se të vrisnin njëri-tjetrin në lokal, dy 43-vjeçarët janë konfliktuar para dy ditësh për motive që ende nuk dihen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para shumë dëshmitarëve dhe të gjithë janë tronditur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit