Sherr me thika në Elbasan, humb jetën një 33-vjeçar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.03.2023, 19:50

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se një 33-vjeçar ka humbur jetën pas një sherri me thika me një person tjetër.

Shtetasi Sali Hajdari është transportuar me urgjencë në spital por nuk ka mundur të mbijetoje.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rënda.

Përditësim 20:59

Njoftimi i policisë Elbasan

Informacion paraprak/ Rreth orës 19.00, në lagjen “Dyli Haxhire”, shtetasi Sali Hajdari 33 vjeç, dyshohet se ka plagosur veten me thikë dhe si pasojë e plagës ka humbur jetën në spital. Nga veprimet e para hetimore rezulton se 33-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka dëmtuar veten me thikë në zemër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit