Denoncim/ Të infektuarve me HIV iu mungojnë ilaçet prej 2 muajsh, rrezikojnë shëndetin nëse i ndryshojnë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.03.2023, 20:19

Denoncimet e shqiptarëve në lidhje me shëndetësinë janë të shumta pavarësisht propagandës se çdo gjë është falas dhe më mirë se në vende të tjera të Evropës.

Kjo shëndetësi falas që reklamohet vazhdimisht duket se nuk është e tillë në realitet pasi kushtet janë skandaloze dhe të sëmurëve u mungojnë shumë ilaçe.

Duke u ndalur te ilaçet, një qytetar që vuan nga HIV ka denoncuar në redaksinë tonë mungesën e ilaçeve te spitali Infektiv. Ai thotë se prej 2 muajsh mungojnë disa ilaçe me të cilat të infektuarit me HIV kurohen prej disa vitesh.

Sipas tij këto ilaçe nuk mund të blihen në farmaci pasi shteti e ka ndaluar shitjen e tyre, ndërsa shton se mënyrat e tjera rrisin rrezikun e përkeqësimit të gjendjes së të infektuarve. Në këtë mënyrë ai dhe shumë të tjerë janë të detyruar të vazhdojnë me përdorimin e ilaçeve që janë efektive, por që në Shqipëri mungojnë prej dy muajsh.

Qytetari shton se kjo situatë ndodh çdo vit, por në kohën që qeveria reklamon një shëndetësi më të mirë, të sëmurët përballen me mungesë ilaçesh dhe përgjigjen: 'Do vijnë...'

Denoncimi i qytetarit:

Pershnetje JOQ. Ju lutemi na e publikoni se jena ne hall e smundena me e ngrit zanin se ka plot paragjykime n shqipni e sna japin sherbim pastaj. Ankesa ime asht si ma posht: Prej rreth 2 muajsh te infektivi n tirane mungojne ilacet e hiv-it, nje lloj i tyre me tcilin shume njerez me hiv mjekohen prej vitesh. Jane kombinime te llojit te 3 antiviralve me emrin truvada + efavirenx. Kjo ka sjelle tjera probleme sepse: 1. Kto ilace smund me i gjet privatisht se shteti i ka heq nga farmacit per me mund me i ble vet. 2. Skemat e tjera mund tsjellin rritje e shumfishim te virusit cka sjell perkeqesim te gjendjes se atyre qe e kane e ma shum shans me infektue te tjer. Smund me ba prova e me nis terapi tjera kur kto qe merrna prej vitesh funksjonojn...

Tash e 2 muaj e thone kini me prit se do vijne por der tash kena mbi 45 dit qe lujn me shnetin e jeten tone. Kjo ka ndodh vit per vit por kte vit, qe shnetsia duhet me qene ma mire (sipas qeverise) tash jena ma gjat pa ilace. Ju falimners nese keni me e postu. Dokument sjep kush. Vec na kthejn .Po qe smund me dal me ze e me figur per shkak opinioni. Jetojm ne shqiperi. Dhe nuk kemi luksin trrezikojm kaq se skemi as privat ku me i ble. . Kush ka kete semundje ne shqipri esht i destinum me mbet gjith jeten anonim perndryshe risku asht i madh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit