E FUNDIT/ Të shtëna me armë në Kavajë, dyshohet për dy viktima

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 29.03.2023, 19:19

Një ngjarje e rëndë është regjistruar se fundmi në Kavajë. Bëhet me dije se të shtëna me armë janë dëgjuar në qytet. Deri më tani njoftohet për dy persona të vrarë. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali.

Bëhet me dije se Edmond Gosa ka humbur jetën në spitalin e Kavajës, ndërsa Altin Rexha në spitalin e Durrësit. Raportohet se njëri prej tyre është qëlluar me armë, ndërsa tjetri me thikë.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa. Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit